Bota Botë e Çuditshme

Ka abuzuar seksualisht me dhjetëra qen, 51-vjeçari sadist shpallet fajtor!

Një ekspert i krokodilëve në Australi u shpall fajtor për një seri akuzash të tmerrshme për abuzim me kafshët, duke përfshirë dhe torturimin dhe abuzimin seksual të qenve. 51-vjeçari Adam Robert Corden Britton filloi aktin e tij sadist në vitin 2014 dhe autoritetet besojnë se ai torturoi dhe abuzoi seksualisht me më shumë se 42 qen deri në arrestimin e tij në prill 2022.

Zoologu u deklarua fajtor për të dy krimet kundër kafshëve. Përpara se prokurori Marty Ost të lexonte detajet e aktakuzës, gjyqtari paralajmëroi audiencën dhe gazetarët në sallë se do të kishte prova të akteve monstruoze dhe brutale që, sipas tij, mund të trondisin publikun.

Veprimet e 51-vjeçarit çuan në ngordhjen e 39 qenve. Në një nga rastet e dëgjuara në gjykatë, Britton i kishte dërguar ish-pronarit të një qeni një mesazh, duke thënë se “Wolfe është përshtatur mirë, po ha mirë dhe po shijon shtëpinë e saj të re”. Në fakt, qeni tashmë ishte përdhunuar dhe torturuar për vdekje nga 51-vjeçari.