Celebrities Gossip Showbiz

Ka diçka që e frikëson Victoria Beckham në ribashkimin e “Spice Girls”!

Victoria Beckham është një nga yjet e showbiz-it të huaj që gjithnjë komentohet. Ajo nuk është thjesht një ish-këngëtare e njohur, apo një sipërmarrëse e suksesshme, por edhe bashkëshorti i saj David Beckham, sa edhe fëmijët e tyre, kanë fituar pëlqimin dhe komentet e shumta të fansave tashmë.

Me sa duket, Victoria po përflitet se do të bashkohet me vajzat e “Spice Girls”, për një rikthim të bujshëm vitin e ardhshëm. Duket se banda e vajzave do të ribashkohen në një turne botëror në vitin 2023. Lidhur me rikthimin e shmëpërfolur, Victoria është shprehur se ndihet nervoze, teksa ndihet shumë larg nga vajza e re e dikurshme që bënte pjesë në atë grup. Një burim për mediat e huaja është shprehur si më poshtë.

Ajo është nervoze sepse ajo e di se e gjithë bota do t’i ketë sytë nga ajo. Posh Spice dhe Victoria Beckham janë dy njerëz të ndryshëm tani dhe ato janë të ndryshme prej një kohe të gjatë tashmë. Ajo ka një profil ndryshe tani dhe nuk do të dëshironte aspak ta turpëronte veten.

Është thënë shpesh që Victoria, e cila tani është një sipërmarrëse shumë e suksesshme në mbarë botën me kompanitë e saj të veshjeve, mendon se është ‘më shumë’ se thjesht një vajze grupi muzikor. Por burime pranë 47-vjeçares pohojnë se Victoria i do ditët e saj në “Spice Girls” dhe i kujton ato si përiudha shumë të sukesshme.