Celebrities Gossip Showbiz

Kanë kaq kohë që na japin shenja, Don Xhoni dhe Era Istrefi…

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Reperi shpesh shfaqet në rrjete sociale duke treguar pak nga përditshmëria e tij dhe në një nga Instastory-t e tij të para disa muajve teksa ka shpërndarë një video ku shfaqet në makinë në sfond duke dëgjuar këngën më të re nga Era Istrefi ‘TKRKT‘. Don Xhoni është siguruar që të kapë pjesën ku bukuroshja thotë: “Po don me investu n’mu si crypto”, ndërkohë që një nga këngët e tij quhet ‘Crypto’ dhe mund ta dëgjoni teksa thotë: ‘He he’.

Pas këtij veprimi, Don Xhoni dhe Era u fotografuan së bashku, gjë që shkaktoi shumë ‘zhurmë’ në rrjet se çfarë i lidh dy artistët. Mesa duket asgjë personale, veçse asaj se çfarë mund t’i bashkojë dy artistë dhe është pikërisht muzika. Burime për Prive zbulojnë se dyshja do të vijnë së shpejti me një bashkëpunim që është realizuar së bashku me videoklip dhe ne po presim me padurim.