Celebrities Gossip Showbiz

Kate Middleton synon bashkimin e vëllezërve, Princ William dhe Princ Harry?

Familja mbretërore gjithnjë ka qenë në qendër të vëmendjes me skandalet, dasmat apo debatet mes pjesëtarëve. Ajo që pa diskutim është përfolur shumë, është largimi i Princ Harry dhe ish-Dukeshës së Sussex-it, Meghan Markle.

Ky largim është pasuar me një sërë dinamikash në pjesëtarët e familjes, përfshirë dhe një marrëdhënie të vëllezërve Harry dhe William, paksa delikate. Por si po reagon Kate Middleton lidhur me këtë marrëdhënie? Një burim për “The Telegraph”, tregon se Kate dëshiron t’i qetësojë gjërat dhe synon ta bashkojë familjen.

Dukesha nuk ka folur shumë për Oprah. Gjithashtu ajo nuk është një person i tillë që t’i nxehë gjërat. Ajo thjesht po përpiqet të sjellë familjen përsëri bashkë dhe të lehtësojë stresin dhe mërzinë e të shoqit.

Ky burim tregoi jo vetëm për Kate, por edhe për Dukën, Princin William.

Pyetja për Dukën është nëse ai është gati të tejkalojë dhimbjen afatshkurtër dhe dëmin e krijuar, për t’u rikthyer në marrëdhënien e dikurshme me të vëllain. Por, është tepër e vështirë kur besimi është thyer.

Kujtojmë, se këshilltari mbretëror, Robert Lacey, është shprehur më parë se Kate dhe william kanë frikë se biseda me Princ Harry mund të mos ketë përfundimin e pritur. Ato mendonin se një diskutim i mundshëm mes tyre, mund të përfundonte përsëri te Meghan dhe gjithçka që u përfol me Oprah.

Megjithatë, duket se Kate po përpiqet vërtet t’i ribashkojë vëllezërit. Kujtojmë, skenën e ndodhur pas varrimit të Princit Filip, gjestin fisnik dhe shumë të vlerësuar të Dukeshës Kate Middleton, e cila megjthëse ishte në mes të princërve, në një moment i la të qëndrojnë dhe të ecnin përkrahë njëri–tjetrit ndonëse në heshtje.