Celebrities Gossip Showbiz

Kënga më e re nga Stresi pritet të publikohet dhe në videoklip shfaqet në momente romantike me vajzën që u dyshua për lidhje!

Stresi është një nga reperat më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim çdo këngë e tij arrin të marrë miliona klikime. Kohëve të fundit, reperi ka filluar të lansojë mjaft projekte të reja muzikore me videoklipe shumë provokuese.

Kështu duket të jetë dhe më i fundit, që ka treguar se do të publikojë ditën e nesërme në orën 23:59. E diçka që na tërhoqi vëmendjen është një pjesë e trailerit e treguar nga vetë Stresi ku shfaqet në një dhomë hoteli në momente shumë romantike me një modele që u dyshua se ishte e dashura e re e artistit.

Kujtojmë se me anë të një postimi në ‘Instastory’, reperi ka arritur të marrë vëmendjen e të gjithëve. Stresi ka postuar një foto të tij me një shkrim paralajmërues.

Reperi njihet për deklaratat e tij të bujshme që bën herë pas here lidhur disa situatave të caktuara që nuk kalojnë asnjëherë pa u vënë re, një ndër to ka qenë edhe ajo para pak kohësh, ku Stresi dha një deklaratë ‘bombë’ lidhur me jetën e tij personale.