Celebrities Gossip Showbiz

Këngëtarja Cher flet për herë të parë pas akuzave se pagoi disa burra për të rrëmbyer të birin!

Këngëtarja e njohur Cher do të përballet me akuza të rënda në gjykatë, pasi ndaj saj është ngritur një padi. 76-vjeçarja dyshohet se ka organizuar rrëmbimin e djalit të saj në vitin 2022. Daily Mail publikoi dokumente gjyqësore për incidentin që ndodhi në nëntor të një viti më parë, kur Elijah Blue Allman, djali i yllit të madh dhe Mariangela King aka Queenie nga grupi rock KING u përpoqën të shpëtonin martesën e tyre.

Lidhur me akuzat për rrëmbim, Cher tha për PEOPLE se thashethemet nuk janë të vërteta dhe refuzon të komentojë më tej. Por artistja u shpreh se:

Unë jam nënë. Kjo është puna ime. Në një mënyrë apo tjetër, të përpiqem të ndihmoj fëmijët e mi. Ju bëni gjithçka për fëmijët tuaj. Kurdoherë që mund t’i ndihmoni, thjesht e bëni sepse kështu është të jesh nënë. I do ata dhe përpiqesh të jesh aty për ta.

Natën e 30 nëntorit, King pohoi në gjykatë, se katër persona hynë në dhomën e tyre të hotelit dhe e kapën me forcë Elijan. Ndërkaq, në muajin maj qarkulloi lajmi se Cher dhe Alexander ‘AE’ Edwards i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, pas më shumë se gjashtë muajsh romancë. Disa kohë më parë thuhej se dyshja e njohur ishin fejuar por burimet zbuluan se kjo gjë nuk ishte e vërtetë. Ndërkaq, së fundmi këngëtarja legjendare dhe muzikanti 37-vjeçar janë parë duke darkuar në “Funke” të Beverly Hills.