Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe bateristi i Blink-182, Travis Barker, kanë publikuar për herë të parë foto të djalit të tyre, Rocky. Çifti, i cili u martua në muajin maj të vitit 2022, postoi një kolazh me foto në Instagram në të cilat Barker përqafon Rocky-n pranë një peme Krishtlindjes dhe e puth atë, ndërsa Kardashian shihet duke e ushqyer me gji. Kujtojmë se Kardashian tha se ishte përjetësisht mirënjohëse ndaj mjekëve që shpëtuan jetën e foshnjës së saj.
View this post on Instagram
Në qershor, çifti zbuloi gjininë e foshnjës së tyre gjatë një feste me temë rock ‘n’ roll. Barker la të kuptohet për emrin e djalit të tyre në një postim në lidhje me ngjarjen, duke thënë: “Unë tashmë e di emrin e tij” dhe më vonë duke përmendur “Rocky 13” si një opsion emri. Në shtator, Kardashian emocionoi kur ndau dhe më pas fshiu një foto nga një ‘baby shower’ që shfaqte të njëjtin emër. Muzikantit iu desh të largohej papritur nga turneu evropian i Blink-182 në të njëjtin muaj për të qenë aty për gruan e tij gjatë operacionit.
Teksa shumë duan të dinë më shumë detaje rreth të porsalindurit, prindërit kanë vendosur një rregull vetëm me ftesë për këdo që do ta takojë atë për herë të parë. Sipas një burimi që zbuloi më shumë detaje për US Sun thuhej se:
Kourtney do të prezantojë fëmijën e porsalindur me familjen e saj vetëm me ftesë. Kourtney dhe Travis kanë bërë të ditur se do të marrin kohën e mjaftueshme për familjen e tyre por edhe për Kourtneyn sepse duhet të pushojë dhe më pas ata do të ftojnë familje e tyre në mënyrë individuale.
Burime të tjera shtuan se:
Kourtney kërkon të mbrojë foshnjën për të mos e ekspozuar atë ndaj ndonjë rreziku të mundshëm por kjo sigurisht që shihet edhe si pjesë e strategjisë së saj të re për t’i mbajtur të gjithë sa më larg dhe në një lloj distance.