Celebrities Music Showbiz

Kush janë 5 artistët të cilët mund të bëjnë histori në “Grammy Awards” këtë vit?

Pas një vonese prej më shumë se dy muajsh të shkaktuar nga një pandemi e paparashikueshme, çmimet Grammy rikthehen të dielën me një mori momentesh të mundshme historike. Për herë të parë, ceremonia e 64-të vjetore do të mbahet në Las Vegas, larg shtëpisë së tij tradicionale në Los Anxhelos. Veprimtaria e sivjetshme, e organizuar nga Trevor Noah, sjell edhe ndryshime votimi dhe dy kategori të reja. Dhe disa artistë nga kategoritë e të nominuarve të këtij viti, nga hip hop tek xhazi dhe tek muzika pop mund të thyejnë rekorde. Këtu janë pesë të nominuar që nomalisht janë edhe disa emra të njohur të cilët janë në prag të krijimit të historisë.

Kanye West

Kanye West, i cili tashmë njihet edhe me emrin Ye, mund të jetë i padëshiruar këtë vit si interpretues i Grammy-s, por ai do të zërë një vend në histori nëse tejkalon 23 fitoret e Jay-Z, më e shumta për një artist hip hop. Ye ka 22 Grammy dhe është nominuar për pesë të tjera, duke përfshirë albumin e vitit për “Donda”. Por nuk do të jetë e lehtë. Për të mos harruar edhe faktin se Jay-Z ka tre nominime këtë vit, duke përfshirë dy me Ye për “Donda” dhe këngën më të mirë rap për “Jail”.

BTS

Grupi i djemve korean BTS bëri histori vitin e kaluar si yjet e parë koreanë të pop-it që fituan një nominim për Grammy në kategorinë e performancës së dysheve/grupeve pop. Nëse albumi i tyre “Butter” fiton në atë kategori këtë vit, ata do të jenë grupi i parë K-pop që fiton një Grammy. BTS ka bërë tashmë histori si artistët e parë koreanë që u ngjitën në skenë në Grammy në 2019, kur dhanë çmimin për albumin më të mirë R&B.

Olivia Rodrigo

Ylli më i ri i popit Olivia Rodrigo është nominuar për shtatë çmime për albumin e saj debutues, “Sour”, duke përfshirë artistin e ri më të mirë, albumin e vitit, këngën e vitit dhe “Record of the Year”, dy të fundit për baladën e saj mbresëlënëse ” Drivers License”. Nëse ajo merr në shtëpi të gjitha ato çmime, Rodrigo, 19 vjeç, mund të bëhet artistja e dytë më e re që do të përfshijë katër kategoritë kryesore të Grammy: albumi më i mirë, kënga, regjistrimi dhe artisti i ri. Në vitin 2020, Billie Eilish u bë interpretuesja më e re solo që fitoi katër çmimet më të mëdha në Grammy, ajo ishte vetëm 18 vjeç. Për t’u përputhur me arritjen e saj, Rodrigos do t’i duhet gjithashtu të dalë më mirë se Eilish.

Tony Bennett

Tony Bennett fitoi për herë të parë çmimin ‘Albumi i vitit’ për “I Left My Heart In San Francisco” në ceremoninë e pestë vjetore të “Grammy Awards”. Kjo ishte në vitin 1963, dhe ai është ende duke marrë një “Grammy” disa dekada më vonë. Bennett ka pesë nominime këtë vit për bashkëpunimin e tij me Lady Gaga, duke përfshirë kategoritë kryesore “Albumi i vitit” dhe “Record of the Year”. Dyshja janë nominuar për ‘cover’-in e tyre të Cole Porter me titull “I Get a Kick Out of You”, një këngë e shkruar rreth 88 vjet më parë. Në moshën 95-vjeçare, Bennett është personi më i vjetër që ka nxjerrë ndonjëherë një album me materiale të reja, me disa nga sukseset e tij më të mëdha që kanë ndodhur në dekadën e fundit.

Jon Batiste

Këngëtari Jon Batiste kryeson listën e të gjithë artistëve të nominuar këtë vit me 11 nominime për “Grammy” në zhanre të ndryshme, duke përfshirë kategoritë kryesore: “Record of the Year”, “Albumi i vitit” si dhe çmimet “Interpretimi më i mirë solo i zhanrit jazz” dhe “Albumi më i mirë i zhanrit R&B”. Batiste ka një sfond në muzkën jazz dhe shërben si drejtues i grupit dhe drejtor muzikor në “The Late Show with Stephen Colbert”. Nderimet e tij në “Grammy Awards” vijnë nga puna e tij në kolonën zanore të filmit të Pixar, “Soul” dhe për albumin e tij të vitit 2021, me titull “We Are”. Nëse Batiste merr në shtëpi të paktën nëntë çmime të dielën, ai do të shënojë një tjetër moment historik: duke anashkaluar Michael Jackson dhe Santana si artistët që kanë fituar më së shumti çmime “Grammy” në një vit. Të dy morën nga tetë “Grammy” secili, në vitin 1984 dhe 2000, respektivisht.