Celebrities Gossip Showbiz

Ledri Vula ‘goat’ i artistëve shqiptarë?

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektin e tij të ri muzikor, i cili tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet ‘Përshëndetje Hejter’ e ky projekt duket si një ‘thumb’ për të gjithë ata që ‘e urrejnë’ artistin.

E nëse mendonit se artisti do të pushonte pak pas këtij projekti e keni gabim, pasi menjëherë ai ka nisur nga xhirimet për klipin e këngës së re e postimet nga prapaskenat nuk na i ka kursyer aspak ku dhe pak më parë ka treguar ‘të ftuarin’ e veçantë në videoklip që është pikërisht dhia. Dhia konsiston nga anglishtja në G.O.A.T. / the Greatest Of All Time (Më i miri i të gjitha kohërave) në fushën e tij, pra në muzikë.

Duket se kjo do të jetë fabula e këngës së ardhshme nga reperi. Jeni dhe ju të të njëjtit mendim se Ledri është ‘goat’ i artistëve shqiptarë?

Sara nuk i kursen postimet me reperin dhe më të fundit kanë qenë mjaft ‘funny’. Bukuroshja na ka zbuluar se gjatë xhirimeve të videoklipit, Ledri është lënduar në pjesën e buzëve dhe Sara ka postuar shenjën që i ka mbetur në llogarinë e saj në Instagram dhe krahas ka shkruar: “Mos të kisha qenë aty gjatë lëndimit, nuk do e besoja kurrë si ndodhi.”