Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur… Ledri Vula sapo na zbuloi se ka nisur xhirimet për videoklipin e këngës më të re!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.

Prej disa ditësh Ledri kishte paralajmëruar se po punonte për projektin e tij të ri muzikor, i cili tërhoqi shumë vëmendje e shkak për këtë u bë partnerja e tij Sara, e cila ndante herë pas here me ndjekësit disa momente nga xhirimet. Kënga e tij e re titullohet ‘Përshëndetje Hejter’ e ky projekt duket si një ‘thumb’ për të gjithë ata që ‘e urrejnë’ artistin.

E nëse mendonit se artisti do të pushonte pak pas këtij projekti e keni gabim, pasi menjëherë ai ka nisur nga xhirimet për klipin e këngës së re dhe këtë na e ka treguar me anë të një Instastory edhe pse nuk zgjodhi të na tregojë më shumë. Na duhet të presim ditët në vijim për të parë se çfarë do të na zbulojë lidhur me këtë projekt.

Sara nuk i kursen postimet me reperin dhe më të fundit kanë qenë mjaft ‘funny’. Bukuroshja na ka zbuluar se gjatë xhirimeve të videoklipit, Ledri është lënduar në pjesën e buzëve dhe Sara ka postuar shenjën që i ka mbetur në llogarinë e saj në Instagram dhe krahas ka shkruar: “Mos të kisha qenë aty gjatë lëndimit, nuk do e besoja kurrë si ndodhi.”