Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

Lojtarët më të dobët të këtij edicioni të “BBV”, ftohja e Monikës me Arjolën dhe jo vetëm/Neda dhe Alban rrëfehen për TAR!

Sot të ftuar në emisionin “Live from Tirana” ishin ish-konkurrentja e “Big Brother”, Neda Balluku dhe moderatori Alban Musa për të na folur rreth finales së madhe së “Big Brother Vip” që është mbrëmjen e sotme. Ata u shprehën se si po pritet finalja e madhe dhe analizuan lojën e secilit prej finalistëve. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link.

A do të ketë debate natën e sotme?

Neda: Finalet janë bërë për të kënaqur njerëzit dhe për të nxjerrë në pah emocionet. Parashikoj një spektakël super emocionues.

Albani: Nuk besoj. Edhe vitet e kaluara kanë treguar që finalja është vetëm spektakël.

Debatet që lindën në “Fun Club”, si e komentojnë Neda dhe Albani ftohjen e Monikës dhe Arjolës?

Neda: Normale sepse ato mbështesin njerëz të ndryshëm. Të dyja e kanë kuptuar që fitorja ndahet mes njërit ose tjetrit.

Albani: Nuk e kuptoj këtë të shkëputesh nga shoqja jote sepse mbështet dikë tjetër, por punë e madhe.

Lojtari më i dobët në përgjithësi?

Alban: Tokja nuk më ka pëlqyer që e përdori atë ngjarjen me Ilirin. Flas si lojtar sepse si person është shumë djalë i mirë.

Neda: Ndoshta ata që janë eliminuar që në fillim, në javët e para sepse nuk kanë patur as hapësirë për të treguar veten. Besoj gocat këtë vit kanë qenë më grifsha në aspektin e ambicieve. Serfisti Klaudio mendoj se ka qenë lojtari më i dobët.

Personazhet nga i gjithë kasti që “Big Brother” i ka bërë mirë dhe dëm për famën?

Neda: Të gjithë kanë dalë të fituar. Mendoj që Donaldi do të përfitojë më shumë nga kjo eksperiencë, uroj ta menaxhojë mirë. Kjo eksperiencë Ilirit i ka ardhur në një moment shumë të rëndësishëm të jetës. I kuptoj frustrimet e tij pavarësisht se mundohet t’i mbushë me retorikën e eksperiencës. Më bëhet qejfi që i erdhi ky moment për një jetë të dytë profesionale. Iliri di ku shkon, di çfarë thotë.

Alban: Të gjithëve iu ka shërbyer nga i pari te i fundit për mirë. Për miqësinë time me të do të doja ta fitonte Arjola, ndonëse Big Brother-in e vet e fitoi. Unë mendoj që çmimi i parë është mes Ilirit dhe Donaldit. Është një luftë gladiatorësh.