Celebrities Gossip Showbiz

Loredana sapo publikoi projektin e saj më të ri dhe subjekti i këngës duket se nënkupton diçka…

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Vetëm pak orë më parë, artistja ka nxjerrë projektin e saj më të ri muzikor por këtë herë në gjuhën gjermane.

“OFT VERTRAUT” është titulli i këngës që flet për një vajzë e cila vazhdonte i besonte ish- partnerit edhe pse ai e tradhtonte…

Ju duket gjë histori e dëgjuar?

Kohëve të fundit Loredana ka postuar në Instagram disa foto,  ku mes tyre dukej dora e saj e kapur me dorën e një mashkulli misterioz. Reperja nuk ka dashur të tregojë se kush ishte personi tjetër dhe i ka lënë ndjekësit e saj të mendojnë përmes këtij postimi se Lori pranoi se është në një lidhje dashurie. Por asgjë nga këto nuk është e vërtetë, pasi më vonë u zbulua se kush ishte personi misterioz.