Horoskopi Lifestyle

Lum ju që i keni afër vetes, shenjat më të duruara të zodiakut!

Besojeni ose jo, durimi dhe padurimi janë dy karakteristika që yjet i kanë gdhendur në ADN-në e çdo shenje të horoskopit. Sidomos tre shenjat e mëposhtme njiheni si më të duruarat e të fituarit. Ja kush janë:

1.Demi

Të lindurit në këtë shenjë janë dëgjues shumë të mirë. Ju mund t’u mbini në derë në çfarëdolloj ore dhe t’u flisni për çdo gjë. Përveç se dëgjues shumë i mirë, Demi është gjithashtu shumë empatik dhe i duruar. Arrin të ruajë qetësinë në çdo moment, edhe atëherë kur gjërat duket se kanë prekur fundin.

2.Binjakët

Tashmë nuk na bën më përshtypje pavendosmëria e Binjakëve, por me siguri do të habiteni kur të merrni vesh se një ndër pikat e tyre më të forta është durimi. Në ndryshim nga shenjat e tjera, të cilat duan t’i arrijnë gjërat me çdo kusht, Binjakët e dinë rëndësinë e faktorit kohë dhe e respektojnë atë.

3.Ujori

Kujt do ia kishte marrë mendja që një shenjë e tërhequr si Ujori, do të ishte në listën e 3 shenjave më të duruara të horoskopit? Jo vetëm kaq, është shenja më e duruar dhe e preferuara e dy planetëve të rëndësishëm, si Saturni dhe Urani që i japin një qetësi që çdokush e ka zili. Ujori nuk e humbet kurrë toruan, nuk lejon të përfshihet nga paniku dhe pavendosmëria.