Auto & Moto

Makina më e shpejtë në botë, Bentley feston 70-vjetorin e modelit Continental!

‘Zemra’ e gamës së Bentley është modeli Continental GT dhe siç kanë pritur shumë njerëz ai është inspiruar nga historia e bujshme e dizajnit të modelit R-Type Continental, model legjendar që këtë vit feston 70-vjetorin e prezantimit. Porositë e para të R-Type Continental janë publikuar në vitin 1952 dhe asokohe ka qenë makina më e shpejtë në botë me katër ulëse që asokohe kushtonte 6928 funte.

Në vlerën e sotme do të duhej të kushtonte 140 mijë funte. Megjithatë pak kush ka mundur ta përballoj këtë çmim, por ata fatlumë kanë pasur rastin ta kenë në garazh makinën mbresëlënëse. Continentalin kishte një motor 4.5 litërsh me gjashtë cilindra që prodhonte 155 kuaj-fuqi. Kjo fuqi motorike mjaftonte që makina ta zhvillojë shpejtësinë maksimale prej 190 kilometra në orë.

Bentley kishte prodhuar vetëm 208 njësi të R-Type Continental, që e bënë një makinë shumë të rrallë për atë kohë e madje edhe tani. Ndonëse të dyja makinat nuk kanë përjetuar ende vrullin e prodhimit, ato janë automjete që mund të krijojnë lehtësisht skenën e ardhshme të automobilave hipersportive, së bashku me Lotus dhe disa prodhues të tjerë të guximshëm.

Kur bëhet fjalë për Bentleyn, modeli i parë elektrik duhet të arrijë në vitin 2025 dhe sipas informacioneve të fundit, mund të ketë 1400 kuaj/fuqi, por edhe të përshpejtojë deri në 96 km/h për vetëm 1.5 sekonda, që është më i shpejtë se Nevera madje edhe se Roadster i Teslës.