Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Marrëdhënie seksuale katër herë në javë ose ndryshe Jennifer Lopez nuk pranon të martohet me Ben Affleck!

Çifti i famshëm i Hollywood-it, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, u fejuan disa ditë më parë. Pas shumë vitesh të ndarë, dyshja e njohur vendosën që t’i japin një mundësi tjetër njëri-tjetrit. Së fundmi, ajo që ka habitur ndjekësit e dyshes ka qenë marrëveshja paramartesore. Një nga kërkesat që Lopez i ka bërë të fejuarit është e natyrës seksuale, e cila mund të jetë jo vetëm e veçantë, por edhe e ekzagjeruar, ndërsa për të tjerët nuk është gjë tjetër veçse pjesë e të gjitha marrëdhënieve në botë.

Me sa duket, J.Lo po i kërkon Affleck që të kenë të paktën katër herë në javë marrëdhënie seksuale, si pjesë e klauzolave që do të duhet të nënshkruajë në mënyrë që ata të martohen. Reagimet për kërkesën e papritur të artistes drejtuar yllit të “Live By Night” nuk kanë vonuar me reagime në rrjetet sociale, ku ndërkohë që disa përdorues mendojnë se është paksa e ekzagjeruar kërkesa, të tjerë mendojnë se nuk është aspak e çuditshme. Ndërkaq, për disa të tjerë është mënyra ideale për të mbajtur gjallë pasionin mes aktorëve.

Rikujtojmë, se pasi bëri xhiron e mediave për lajmin e fejesës, diva e muzikës pop ka rrëfyer për momentin e propozimit. Ndoshta nuk ju besohet por J.Lo ka treguar se ishte duke bërë një banjë me flluska kur Ben Affleck i propozoi për martesë. Ndërkaq, ish-partneri i J.Lo, Alex Rodriguez nga ana tjetër mesa duket është dukë i dhënë një tjetër shans dashurisë.

Ylli i bejsbollit u pa së fundmi duke shëtitur me makinën e tij në shoqërinë e Kathryne Padgett, me të cilën ai është parë së fundmi shumë shpesh. Po atë ditë, A-Rod dhe ylli i fitnesit ishin ulur në sallë ndërsa Minnesota Timberëolves luanin me Los Angeles Clippers. Madje, Kathryne postoi edhe disa foto në Instastory me A-Rod.