Celebrities Music Showbiz

Martohet Rita Ora, miqtë e famshëm i bashkohen gëzimit në videoklipin e saj më të ri!

Miqtë e famshëm të Rita Orës e kanë uruar për martesën në videoklipin e saj të ri “You Only Love Me”. Fansat pikasën Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart mes një montazhi yjesh që i bëjnë homazhe Ritës të veshur si një nuse. Ylli i pop-it postoi një fragment të shkurtër në Instagramin e saj ku tregon yllin e Hollywood-it, Lindsay, duke u shfaqur në një televizor të vjetër dhe duke i thënë:

Hej Rita. Urime për ditën tuaj të madhe! Jam shumë e emocionuar për ju, më vjen shumë keq që nuk ia dal dot të vi. Por e di që do të jetë e mrekullueshme, të dua shumë dhe mezi pres të shoh fustanin.

Ndërsa kënga vazhdon, aktorja Kristen, thotë:

Rita sapo pata ëndrrën më të çmendur që ti po martoheshe dhe unë nuk isha atje.

 

Videoja përfundon me Ritën me vello nusërie duke ecur në një rrugë, ndërsa një grup femrash të ftuara në dasmë e ndjekin atë. Kënga pop shënon rikthimin e saj në listë treshe pas publikimit të albumit të saj të dytë në studio “Phoenix”. Rita kaloi kohë në vendin e saj në Shqipëri duke punuar në vazhdimin e “Phoenix” të 2018-ës dhe ajo premtoi se fansat mund të presin shumë projekte të reja. E pyetur se çfarë po bënte në Shqipëri, ajo tha në tetor:

Një album i ri,  janari i vitit të ardhshëm. Do të jetë e mrekullueshme. Më shumë muzikë dhe një film. Ëndrra ime është t’u tregoj të gjithëve se ju mund të bëni më shumë se një gjë. Mund të jesh muzikant, aktor, kërcimtar, nënë, hallë në të njëjtën kohë. Unë dua të provoj dhe të bëj gjithçka.

Ajo zbuloi në fillim të këtij muaji se viti 2023 do të ishte viti kur ajo publikoi muzikë të re, duke shpërndarë një video të saj dhe të bashkëshortit Taika Waititi. Fansat u tërbuan për videon e saj muzikore dhe thanë se kishin pritur vite për rikthimin e saj në tregun muzikor. Kjo do të jetë një epokë e re pë Ritën, por ajo është përfshirë së fundmi në një ngjarje të çuditshme. Mediat britanike raportojnë se policia po kërkon një makinë me targa të personalizuara me emrin ‘Rita Ora’, pasi dyshohet se njerëzit që kanë përdorur atë kanë vrarë një të ri.