Fashion

Mbërrin sezoni i “hoodie”, zbuloni cilat do të jenë trend i kësaj vjeshte!

Koha e preferuar e shumë prej jush me siguri më në fund ka mbërritur. Kjo është stina perfekte për të mbajtur “hoodie” tepër të dashura për shumë prej jush. Ato i përshtaten pafund motit duke qenë se temperaturat kanë filluar të ulen dhe ato do t’ju mbajnë ngrohtë. Më poshtë keni katër sugjerimet tona lidhur me “hoodie” që nuk duhet t’i mungojnë gardërobës suaj!

1.       Me shkrim

Me shkrim ose të personalizuara janë ato që me siguri një pjesë e madhe e juaja i ka tashmë. Nëse keni blerë një “hoodie” me shkrim vitin e kaluar, mos u trishtoni. Ato vazhdojnë të jenë në modë edhe këtë vit. Personalizojeni “hoodie-n” tuaj me shkrimin e preferuar nga libri apo filmi që dëshironi, dhe do të dukeni thjesht perfektë.

2.       Me personazhe vizatimorë

Një tjetër sugjerim është të merrni një “hoodie” me personazhe vizatimorë. Ato janë të mrekullueshme padyshim, teksa dalin nga stili më serioz dhe i ngurtë, dhe bëhen më argëtuese dhe interesante. Ju mund t’i shtoni personazhin tuaj të preferuar vizatimor, ndoshta duke e kombinuar edhe me një thënie të tijën.

3.       Njëngjyrëshe

Një tjetër sugjerim tepër interesant është ai i një “hoodie” njëngjyrëshe. Mund të duket një “look” bazik në fillim, por më besoni nuk është. Ju mund ta vishni “hoodie-n” tuaj njëngjyrëshe me një këmishë të bardhë poshtë, së cilës i zbuloni veç jakën, dhe do të dukeni personi i veshur me më shumë stil në ambientin tuaj të punës.

4.       Sportive

Për adhuruesit e veshjeve sportive, ne kemi një tjetër sugjerim për ju. Është pikërisht “hoodie” sportive me këdo nga firmat sportive që preferoni. Për më tepër, ju mund të merrni edhe tutat, duke u dukur perfekt me një kostum me “hoodie”.