Celebrities Music Showbiz

Mbi një miliard dëgjime kënga “I’m Good (Blue)”, Bebe Rexha dhe David Guetta nuk po dinë të ndalen!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar një sukses të paparë me këngën “I’m Good (Blue)”. Artistja dhe DJ David Guetta e publikuan këtë bashkëpunim në gusht të vitit 2022 dhe që atëherë, kënga ka vazhduar të jetë e dëgjuar në të gjithë botën. “I’m Good (Blue)” ka arritur të renditet e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Këtë ata e bënë të ditur përmes një postimi të përbashkët në Twitter ku falënderonin njëri-tjetrin për bashkëpunimin e suksesshëm. Artistja shqiptare në një postim falënderues në Twitter tha se:

“…dhe vazhdon të bëhet më mirë David Guetta! Faleminderit fansave të mi, partnerëve të radios dhe transmetimit, nuk mund ta kishim bërë pa ju të gjithëve!

Duke arritur shifrën e një miliard dëgjimeve në mbarë platformat e transmetimit të muzikës, bashkëpunimi i dyshes është certifikuar me pllakatën ‘US Platinum’, e cila iu jepet këngëve të suksesshme që e tejkalojnë këtë shifër klikimesh. Ky bashkëpunim i suksesshëm i ka nominuar Bebe Rexhën dhe David Guettan për një çmim Grammy, një çmim Brits dhe dy çmime iHeart Radio Music Awards.

Ndërkaq, Bebe ka qenë shpesh e diskriminuar nga çmimet e muzikës, edhe pse tri këngë të saj kanë mbi një miliard dëgjime. Si rrjedhojë, ajo ka folur në një intervistë të fundit për EliteDaily për një video që kishte shpërndarë në TikTok, e cila shfaqte një vajzë që tregonte se Rexha është një nga emrat më të suksesshëm të muzikës, por që nuk njihet sa duhet. Ndërkaq, tri këngët e bukuroshes që kanë mbi një miliard dëgjime në Spotify janë “Meant to be”, “In the name of love” dhe “Me, myself and I”.