Celebrities Showbiz

Pas incidentit në koncertin e saj reagon Dua Lipa!

Një incident ndodhi në koncertin e Dua Lipa-s në Toronto, ku disa fansa futën fishekzjarre brenda ambienteve ku u mbajt koncerti. Të paktën tre persona pësuan lëndime të lehta. Dua ndërkaq, ka reaguar me një postim në Instastory duke thënë se ajo dhe ekipi i saj janë tronditur dhe hutuar. Ajo kërkoi falje për ngjarjen dhe tha se po punohet për t’u zbuluar si ndodhi ky incident.

Mbrëmë, fishekzjarre të paautorizuara shpërthyen në turmë gjatë performancës time në Toronto. Krijimi i një hapësire të sigurt dhe gjithëpërfshirëse në shfaqjet e mia është gjithmonë prioriteti im i parë. Ekipi im dhe unë jemi po aq të tronditur dhe të hutuar nga ngjarja sa ju të gjithë. Është ndërrmarrë një hetim në vazhdim për ngjarjen ku po punohet shumë për të zbuluar se si ka ndodhur ky incident. Sjellja në jetë e këtij spektakli për fansat e mi ka qenë një përvojë kaq e mahnitshme dhe më vjen thellësisht shumë keq për këdo që tani ndjehet i frikësuar, i pasigurt.

Rikujtojmë, se shumë pak ditë na ndajnë nga “Sunny Hill Festival” dhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka folur për të në vlogun e saj ‘Service95”. Me titullin “Letër dashurie për vendin tim”, Dua Lipa ka zbuluar se ky festival lindi nga dëshira e saj që në moshë të vogël për të parë në skenë artistët e saj të preferuar.