Celebrities Gossip

“Më ka marrë malli…”, Kiara flet për mungesën e Luizit!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Luizi dhe Efi që prej mbrëmjes së djeshme kanë qëndruar të veçuar nga banorët e tjerë. Kiara nga ana tjetër e gjendur vetëm është shprehur se i mungon Luizi. Gjatë një bisede me Bjordin, ajo u pyet se nëse e ka marrë malli dhe u përgjigjur se po. Kiara tha se mbrëmë në darkë foli përmes derës me Luizin dhe se nga ky veprim, u ul sërish shifra e çmimit të madh.

Kiara: po më ka marr malli… më mori që dje mua… shkova i harxhova ca lekë se i fola nga dera…

Vetëm pak më parë duke biseduar me Efin, Luizi ka folur për Valbonën, ku mesa duket nuk i ka pëlqyer aspak hyrja e saj në shtëpinë e “BBV2”, aq sa Luizi në një farë mënyre edhe e ka ironizuar, duke u shprehur se shtëpia po mbushet me këngëtarë dasmash.