Celebrities Gossip Showbiz

Me postimin më të fundit të Borës, besojmë se shumë vajza bien dakord!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Postimet e saj në rrjete sociale gjithmonë bëhen virale dhe pëlqehen nga ndjekësit, ashtu si ka ndodhur me një nga postimet më të fundit të prezantueses. Bora ka shpërndarë një Instastory ku shfaqet duke pozuar për një ‘video selfie’ dhe duket qartë se është përthyer për ta realizuar. Lidhur me këtë, vetë bukuroshja ka ‘ironizuar’ mënyrën e saj të të bërit video.

Kur thyhesh në mes për një ‘story’.

Pasi Bora dhe Donaldi u panë duke qëndruar së bashku në sfilatën e organizuar nga Valdrin Sahiti, një tjetër veprim këtë herë nga ana e vetë Borës duket se shton dyshimet. Bukuroshja është filmuar teksa ka qenë duke shëtitur së bashku me djalin e saj, Arborin dhe… qenin e Donaldit. Në rast se nuk e kujtoni është qeni që i erdhi gjithashtu dhe brenda shtëpisë së ‘BBV’ si surprizë aktorit.