Celebrities Fashion Showbiz

Me rastin e 10-vjetorit të albumit të saj, Lady Gaga vjen në një bashkëpunim me “Versace”!

Këngëtarja e famshme Lady Gaga, së fundmi ka bërë të ditur se në bashkëpunim me “Versace”, do të lançojnë një koleksion të ri veshjesh. Përmes një postimi në Instagram, Gaga zbuloi se ky bashkëpunim vjen me rastin e 10 vjetorit të albumit “Born This Way”.

Artistja tregoi se 30% e të ardhurave nga shitjet do të shkojnë për “Gaga Born This Way Foundation” dhe qëllimi i linjës së modës është të mbështesë komunitetin LGBTQ +.

Në postimin e saj ajo shkroi:

“Versace” ka qenë gjithmonë një lider. Gianni, Donatella, Allegra gjithmonë kanë festuar ngjyrat e bukura të dashurisë që ne mbartim brenda nesh dhe i ndajmë me të tjerët. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por ndryshe është e bukur. Faleminderit Donatela për mbështetjen ndaj komunitetit LGBTQ+ dhe 10-vjetorin e “Born This Way”.

Seriali i famshëm “Friends” mbetet padyshim shfaqja televizive më ikonike dhe fansat mund të shikojnë paraqitjen e yllit të muzikës pop Lady Gaga-s, pasi ajo interpretoi “Smelly Cat” me Lisa Kudrow.

Rikujtojmë, se Gaga së fundmi shokoi botën me deklaratën e saj. Ajo ka thënë se një producent muzikor e përdhunoi kur ajo ishte 19-vjeçe dhe e la shtatzënë.