Celebrities

Meghan Markle fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur, në verë lind “Diana”

Meghan Markle u fotografua me të birin, Archie, në krahë pas rikthimit të Princit Harry në Kaliforni nga Londra ku shkoi për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Philip. Ajo që ra në sy ishte barku i madh i Dukeshës.

Ndonëse Markle ishte veshur ‘casual’ me xhinse blu, një bluzë të zezë, një xhaketë në ngjyrë ushtarake, shapka bezhë me majë dhe mbante edhe një maskë të zezë në fytyrë, barku i rritur duket qartë.

Që kur është larguar në Kaliforni, Dukesha ka ditur si t’u ruhet paparacëve, deri më tani. Fotot e fundit janë fotot e para të Meghan shtatzënë, pas paraqitjes së saj në intervistën me Oprah Winfrey.

Në intervistën që u ndoq nga një rekord shikuesish, Meghan dhe Harry zbuluan për herë të parë se janë në pritje të një vajze, e cila do të vijë në jetë në verë. Ndërsa lajmi i shtatzënisë u bë i ditur pak ditë para intervistës nga një zëdhënës i çiftit.

Ndërkaq një burim i afërt me çiftin tha se çifti ka një arsye të fortë që vogëlushes që presin t’i vendosin emrin Diana, emrin e nënës së Princit Harry.

Ai emër do të rriste interesin e publikut për vogëlushen. Pavarësisht asaj që mendojnë të tjerët, Harry dhe Meghan e vlerësojnë shumë privatësinë dhe duan t’i mbajnë fëmijët sa më larg presionit të medias me të cilin janë përballur deri tani u shprehën persona të afërt pranë Meghan dhe Harry.