Celebrities Showbiz

Meritoni bën deklaratën e fortë: “Me Ilnisën dua të bëj një bebush të vogël…”

Spektakli i së shtunës nisi në një mënyrë të pazakontë, me yjet e “Big Brother VIP” që e nisi mbrëmjen nga studio dhe jo nga shtëpia. Në një performancë dhe koreografi në grup që kurorëzonte 100-ditëshin e qëndrimit brenda në shtëpi, banorët për pak minuta arritën të shijojnë pak liri.

Pas performancës, disa nga banorët nuk mundën t’i mbajnë emocionet dhe u përqafuan me ish-banorët që ndodheshin në studio. Ata që ranë më shumë në sy ishin Ilnisa dhe Meritoni, që nuk reshtën së puthuri e përqafuari. Pas shfaqjes në mesnatë, Meritoni po diskutonte me Erjolën mbi vërtetësinë e aleancave në shtëpi. Teksa moderatori i kujtoi Erjolës se marrëdhënia e saj me Julin bazohet në interesa, kjo e fundit nuk ngurroi t’i përmendte lidhjen me Ilnisën. Por pas kësaj Meritoni ka trguar për planet për të krijuar familje me partneren e tij dhe madje ai shprehu dëshirën të bëhet sërish baba dhe mezi pret një bebush nga Ilnisa.

Meritoni: E imja me Ilnisën është krejt ndryshe nga ajo që ti ke krijuar me Rozën dhe Julin.

Erjola: Mua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri.

Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit.

Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin pirun.

Meritoni: Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël.

Erjola: O ishalla, vetëm të të bëj…

Meritoni: Ishalla o Zot ndodh një qikush i vogël!

Roza: Një fëmijë është gjë e madhe…

Meritoni: Po kismet Zotit ndodh ishalla!

Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave?

Meritoni: Mos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qejf.

Meritoni: Si mundesh që të krahasosh dashurinë time me Ilnisën me shoqërinë tënde me Julin dhe me Rozën. E juaja është interes dhe e jona është ndjenjë.