Celebrities Gossip

Mesa duket martesa nuk është për Sean Penn!

Aktori shumë i njohur, Sean Penn duket se i adhuron divorcet dhe marrëdhënia e tij me martesën nuk është fort e mirë.
Në korrik të vitit të kaluar ai është martuar me një aktore australiane, Leila George, në një ceremoni shumë të bukur por mjaft intime. Në të ishin të pranishëm vetëm disa persona të afërt të çiftit.

E gjithë historia nisi kur aktorja u pa duke mbajtur një unazë ari në gisht dhe të gjithë miqtë e tyre filluan duke e përgëzuar për martesën, por ata vetë nuk e kishin konfirmuar diçka të tillë.

Periudha e lumturisë nuk është se zgjati shumë pasi Leila ka bërë një kërkesë për divorc në më pak se një vit martesë. Ende nuk dihen arsyet që e kanë çuar atë drejt këtij vendimi shumë të rëndësishëm.

Kujtojmë se kjo nuk është martesa e parë e 61 vjeçarit. Ai ka qenë në një marrëdhënie këngëtaren Madonna nga viti 1985 deri në 1989, si dhe me Robin Wright që prej vitit 1996, por i dhanë fund në vitin 2010. Më pas Sean u martua me yllin Charlize Theron, me të cilën u nda gjithashtu në qershor të vitit 2015-të.

Penn ka dy fëmijë nga martesa e tij me Robin, Dylan dhe Hopper.