Lifestyle

Mësoni se ku po gaboni me syzet tuaja!

Nëse shpesh i pastroni syzet me bluzë apo një copë pëlhure të rastësishme, na lejoni t’ju themi se jeni duke vepruar gabim. Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë. Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre, që dëmtojnë lentet. Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen.

Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngshëm për larjen e enëve. Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve. Por fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet. Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku.

Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve. Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve. Imagjinoni nëse duhet të bëni një fjalim, por në vend që të shikoni poshtë shënimet tuaja, fjalët lëvizin para syve tuaj, në cilin drejtim që të shikoni.

Kjo është vetëm një nga shumë veçori që prodhuesit e lenteve inteligjente të kontaktit premtojnë se do të jenë të disponueshme në të ardhmen. Mes aksesorëve të modës që dëshirojmë më shumë për stinën që po afron janë edhe ato, syzet e diellit. Me siguri që sa herë shihni një palë syze dielli të lezetshme, doni t’i blini. Me verën afër, një palë syze stil janë ato që na duhen për t’i kombinuar më veshjet tona. Nga modelet elegante, klasike, moderne, ekstravagante, ekziston një stil për të gjithë.