Gossip Showbiz

Miliarderi 45-vjeçar që po ‘riprojekton’ trupin e tij tregon kriteret që ka për partneren e tij të ardhshme!

Bryan Johnson, miliarderi 45-vjeçar, është bërë i famshëm për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të shtrenjta për të qëndruar i ri që në një moment përfshinte transfuzionin e plazmës së gjakut nga djali i tij 17-vjeçar është beqar dhe kjo nuk është rastësi. Së fundmi ai shpjegoi pse jeta e tij e dashurisë është e ndërlikuar dhe përpjekjet e vazhdueshme për një partnere nuk kanë shkuar mirë.

Johnson, i cili shpenzon rreth 2 milionë dollarë në vit në betejën për të ngrirë kohën, është plotësisht i përkushtuar ndaj programit rigoroz që ka krijuar me ndihmën e ekspertëve për të arritur qëllimet e tij. Ai duhet të shkojë në shtrat në orën 20.30, të konsumojë 2250 kalori vetëm në orët e mëngjesit, të marrë mbi 100 pilula në ditë dhe 4-5 orë meditim. Ai vetë e di mirë se stili i tij i jetesës krijon shumë pengesa për bashkëjetesën e mundshme.

Gjëja e parë që bëj kur jam i interesuar për një grua është t’i jap asaj një listë me 10 gjëra që nuk do t’i pëlqejnë tek unë, që më bëjnë plotësisht të papërshtatshëm për një lidhje. Unë e kam ndërtuar jetën time të përditshme rreth gjumit të duhur. Kjo është në kundërshtim me zakonet shoqërore të botës. Shumica e njerëzve do të sakrifikojnë orë të tëra gjumi nëse duan të dalin me miqtë. Unë nuk përfshihem në biseda të vogla pasi duhet të qëndrojë plotësisht i heshtur për disa orë çdo ditë.