Gossip

Modelja e cila mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave, videoja e saj në TikTok po bën namin!

Një modele australiane mund të thyejë rekordin e të gjitha kohërave për videon më të pëlqyer të TikTok-ut. Leah Halton e njohur në TikTok me llogarinë @looooooooch ka mbi 8 milionë ndjekës dhe 195.8 milionë pëlqime në platformë.

Modelja 23-vjeçare ka publikuar një video të saj në makinë duke dëgjuar këngën “Praise Jah in the Moonlight” nga YG Marley dhe ekzistojnë mundësitë që videoja e shkurtër të bëhet më e pëlqyera në platformë. Videoja është vetëm 12 sekonda dhe fillon me modelen e cila afron telefonin afër fytyrës së saj dhe pastaj fillon të luaj buzët e të këndojë duke buzëqeshur.

https://www.tiktok.com/@looooooooch/video/7332342275151760642?is_from_webapp=1&sender_device=pc

E publikuar për herë të parë më 5 shkurt, videoja ka marrë 683.1 milionë shikime, 46.3 milionë pëlqime, 1.6 milionë komente dhe 4.1 milionë llogari e kanë ruajtur videon e saj. Shumë prej komenteve përfshinin njerëzit që komentonin sasinë e pëlqimeve që ka marrë videoja e modeles. Shumë të tjerë kanë shprehur habinë se si kjo video ka marrë kaq shumë pëlqime.