Celebrities Gossip Showbiz

Mund të ketë diçka mes saj dhe Lorencit? Keisi rrëfehet pas daljes nga “BBV2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme Keisi Medini është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” e sot e ftuar në Fan Club BBV2, ish-banorja është shprehur rreth lojës së saj, historisë së saj me Kristin dhe shumë të tjera.

Kishte diçka që e mbaje peng lidhur me Lorencin?

Jo jo fare aspak. Nuk e di a e keni parë gëzimin tim kur hyri, kjo sepse unë e njoh e më njeh mirë dhe mendova do bëjmë batuta me njeri-tjetrin… Kemi patur një miqësi dhe një njohje të bukur, por jo një dashuri ashtu si është marr…

Pra mendon që tani që dole nga shtëpia me Lorencin…

Kam shumë respekt për të… shokë normalisht 

E pyetur se çfarë i ka thënë babai i saj, Sabiani dje pas daljes nga “BBV2”, Keisi është përgjigjur kështu.