Auto & Moto

Musk kërkon falje për vonesën, Cybertruck në shitje që nga viti i ardhshëm me disa përmirësime!

Tesla më në fund do të fillojë shitjen e Cybertruck vitin e ardhshëm, ka njoftuar Elon Musk në festën e hapjes për fabrikën e kompanisë Giga Texas.

Gjatë prezantimit të tij në skenë, Musk prezantoi automjetin Cybertruck, që ende duket si versionet e mëparshme, vetëm se dyert e makinës nuk kanë më me doreza.

Makina do të jetë në gjendje t’ju identifikojë kur jeni afër dhe do ta dijë se duhet të hapë dyert.

Musk gjithashtu kërkoi falje për vonesën në lansimin e Cybertruck që u prezantua për herë të parë në vitin 2019.

Data fillestare e lançimit ishte 2021, por kompania e shtyu për vitin 2022 dhe tani për vitin 2023.

Prodhuesi amerikan i makinave elektrike “Tesla” ka arritur të ardhura rekord prej 13.76 miliardë dollarësh dhe një fitim neto prej 1.6 miliardë në tremujorin e tretë të vitit. Kjo i tejkaloi parashikimet e tregut dhe pavarësisht treguesve të mirë të biznesit, aksionet e “Tesla” ranë me 1.5%.

Fitimet e rregulluara për aksion janë 1,86 dollarë kundrejt 1,59 dollarëve të pritur, sipas një sondazhi nga kompania e mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave financiare ‘Refinitiv’ dhe të ardhurat janë 130 milionë dollarë nga mbi 13,63 miliardë dollarë të parashikuar. Fitimi neto tremujor i kompanisë, prej 1.6 miliardë dollarësh, kalon 1 miliard dollarë për herë të dytë dhe është pesë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit 2020, kur arriti në 331 milionë dollarë.