Bota

Myslimanët nisin peticion kundër kompanisë gjigante të atleteve Nike

Besimtarë myslimanë akuzojnë kompaninë “Nike” për blasfemi. Të zemëruar ata i kërkojnë kompanisë së njohur të këpucëve sportive që të ndryshojë logon e një lloj atleteje, sepse duket sikur është shkruar Allah në arabisht. Ata kanë inicuar një peticion që ka arritur mbi 6 mijë firma, ku thonë se “Nike” ka lejuar që emri i Zotit të “shkelet dhe të ndodhet me baltë”.