Botë e Çuditshme Tech

NASA vjen me disa prova të reja të një liqeni të lashtë në Mars!

Sonda Perseverance e NASA-s që aktualisht është duke eksploruar një pjesë të Marsit, ka shkrepur imazhe të reja që duket se zbulojnë prova gjeologjike të një lumi me rrjedhje të shpejtë. Lumi besohej se “ushqehej” në kraterin Jezero, shtrati i një liqeni të lashtë në planetin e kuq. Perseverance nisi të eksploronte përbërjen e brendshme të kraterit pasi zbarkoi në Mars në shkurt 2021.

Sonda nisi studimin e një depozite në formë ventilatori në zonën që është 250 metra e lartë, me gjasë mbetjet e një delte të lashtë lumi, rreth një vit më parë. Së pari, sonda e NASA-s studioi skajin e përparmë të gërryer të strukturës dhe tashmë ajo është ngjitur në majë për të eksploruar shkëmbin sedimentar që mund të ruajë dëshmi të ujit dhe të jetës së dikurshme, nëse ka ekzistuar ndonjëherë.

Shtresat e lakuara të tokës sugjerojnë që uji i rrjedhshëm i ka dhënë formë dhe imazhet më të fundit të marra nga Perseverance tregojnë për një lumë më të thellë dhe më të shpejtë seç prisnin shkencëtarët në Mars. Është hera e parë që ata shohin mjedise të tilla në Mars. Së fundmi, Nasa ka prezantuar një shtëpi të zakonshme me katër dhoma dhe një zonë sportive. Nëse mendoni se kjo shtëpi do të jetë në Tokë e keni shumë gabim.

Duke filluar nga qershori, katër persona do të mbyllen në të për më shumë se një vit dhe do të tentojnë një jetësë në Mars. Ndërkaq, roveri kinez Zhurong ka zbuluar gjurmët e fundit të ujit në planetin e kuq. Falë eksplorimeve të tij, gjurmë uji u gjetën në disa duna rëre që datojnë nga një periudhë midis 1.4 milionë vjet dhe 400 mijë vjet më parë. Dihet që Marsi, sipas një numri të madh kërkimesh, zotëronte sasi të mëdha uji të lëngshëm në miliarda vjetët e tij të parë, por kohët e fundit gjurmët e ujit janë zbuluar pranë zonave ekuatoriale.