Last Night of the Year - News Music

Nata e fundit e vitit 2022 i rezervohet vetëm Top Albania Radio-s…

Për pak ditë ‘përcjellim’ vitin 2022, një vit kryesisht i mirë për disa e, jo dhe aq për disa të tjerë… Një vit plot me ndodhi, plot ngjarje, të qeshura, të qara, ngazëllime apo hidhërime. Por megjithatë një vit aspak i mërzitshëm!

Programi i natës së fundit të vitit, një tjetër traditë e krijuar nga Top Albania Radio në 25 vite vjen sërish edhe këtë vit. Në prag të mbarimit të vitit 2022, takimi i fundit në Radio për këtë vit është me Edea Demaliaj. Nuk është vetëm një takim për të përmbushur zakonin e përvitshëm, por për të rrëfyer se çfarë na solli 2022.

Shoqëruar nga muzika më e mirë e vitit zgjedhur nga SAIX, “Last Night of 2022” vjen si një përshëndetje e fundit e radios, nga viti që po lëmë, me sytë nga e ardhmja. Na ndiqni më 31 Dhjetor, ora 19:00, për të kaluar 2 orë së bashku teksa hedhim një vështrim pas në kohë se si ka qenë ky vit për të gjithë ne, teksa hidhemi në vitin e ri me më shumë shpresë dhe pozitivitet.