Celebrities Gossip Showbiz

Ndahet nga jeta kantautori i njohur italian Toto Cutugno!

Ka ndërruar jetë në moshën 80 vjeçare kantautori italian, Toto Cutugno.

Cutugno ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 16:00 në spitalin San Raffaele në Milano, ku ishte shtruar. Lajmin e ka dhënë për ANSA menaxheri Danilo Mancuso, duke thënë se “pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit”.

Artisti Cutugno do të mbahet mend përgjithmonë për të famshmen “L’Italiano”, një këngë që është kthyer në një simbol edhe jashtë shtetit italian, por në karrierën e tij shumë vjeçare. Ai ishte një nga artistët italianë më të njohur në shkallë globale dhe ka arritur suksese të shumta, duke fituar një Festival të Sanremos dhe duke u renditur i dyti në gjashtë raste të tjera.

Ai ishte gjithashtu një nga kantautorët italianë më të suksesshëm të të gjitha kohërave, duke shkruar për artistë si; Dalida, Adriano Celentano dhe Domenico Modugno.

Cutugno konsiderohej një ambasador i vërtetë i muzikës italiane në botë, veçanërisht në vende si Rumania, Spanja, Turqia, Gjermania dhe Rusia.