Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Aktualitet

Nder të jem në Shqipëri! Dua Lipa poston foto nga vizita në Tiranë

“Një nder” e konsideron këngëtarja Dua Lipa vizitën në Tiranë, ku ndodhet që prej ditës së djeshme. Në Instagram, Dua Lipa ka postuar foto nga kjo vizitë, ndërsa është ndalur edhe rindërtimi i kopshtit 42, që ndodhet në zonën e njohur si ish-Blloku dhe që do të ndërtohet nga fondet e siguruara prej saj, nga fondacioni “Sunny Hill”.

Një nder të jem sot në Tiranë – Shqipëri për të parë ecurinë e ndërtimeve për “Sunny Hill Kindergarten” në qendër të qytetit. Pas tërmetit në 2019 dhe me gjithë ndihmën tuaj duke blerë bluzat tona ‘Lutu për Shqipërinë’, bluzët që i krijova me miqtë e mi, unë dyfishova fondet që bëmë dhe ato para do të shkojnë drejt mobilimit të gjithë këtij kopshti për 300 fëmijë. 

Jam mirënjohëse që jam këtu për këtë sot me familjen dhe miqtë e mi. Faleminderit Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj për të gjithë ndihmën tuaj gjatë këtij procesi. HAPJA 15 SHTATOR 2021! Faleminderit Shqipëri dhe sunnyhillfoundation”, shkruan Dua në Instagram.