Music Showbiz

Ndodh përsëri…Ermal Meta pretendent për të fituar sërish “Sanremon”?!

Pas fitores së bujshme me këngën “Non mi avete fatto niente” në vitin 2018-të, Ermal Meta është rikthyer sërish këtë vit në “Sanremo”. Këngëtari me origjinë shqiptare ka shkëlqyer në skenën e festivalit italian me këngën e tij “Un millione di cose da dirti”. Padyshim që edhe këtë vit këngëtari ka rrëmbyer zemrat e gjithë italianëve. Sipas një renditje provizore është pretendent për të fituar sërish “Sanremon”.

Në bazë të një klasifikimi paraprak bazuar në votat e publikut, këngëtari shqiptar kryesor listën për 26 artistët Big. Ndërkohë që këngëtari ka marrë vlerësime të larta edhe nga kritika.

Ermal Meta ka treguar se këtë këngë e kishte mbajtur në sirtar prej 3 vitesh, sepse po priste momentin e duhur për ta paraqitur në festivalin italian. Rikujtojmë, se 3 vite më parë Ermal Meta u rendit në vendin e 5 në “Eurovision” me këngën “Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moro.