Celebrities Gossip Showbiz

Ndoshta nuk e dinit por Dua Lipa paska qenë një duhanpirëse e rregullt, por tani këngëtarja ka hequr dorë…

Ylli britanik me origjinë shqipare Dua Lipa së fundmi ka treguar se ka bërë shumë përpjekje për të trajtuar vokalin e saj ndërsa po mban një turne muzikor. Gjatë një interviste për gazetën britanike “The Sun”, Dua Lipa tregoi se e ka lënë duhanin. Ajo tha se ky vendim erdhi pasi kishte probleme me laringitin.

Unë pata laringit në dhjetor dhe m’u desh që ta lija duhanin më herët se sa mendoja. Por e bëra dhe jam përmbajtur.

Ajo u shpreh se falë këtyre ndryshimeve është ndjerë e ‘pamposhtur’ në skenë.

Ndihem sikur kam një lloj tjetër besimi kur ngjitem në skenë dhe e dini, ndihem shumë e pamposhtur në momentet kur performoj.

Ndërka, rikujtojmë se së fundmi kanë dalë në dritë disa detaje nga albumi i dytë i Jack Harlow, “Come Home the Kids Miss You”. Artisti ka një sërë bashkëpunimesh por ajo që ra në sy ishte një këngë me titull “Dua Lipa”, kushtuar yllit të famshëm shqiptar. Megjithëse, mbetet e paqartë nëse këngëtarja shqiptare është pjesë e këngës. Artisti publikoi në fillim të kësaj jave një fragment nga kënga teksa thoshte:

Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim.

Dua Lipa është një nga artistet me origjinë shqiptare më të suksesshme në botë. Përveç këngëve të saja që kthehen në hite menjëherë pas publikimit të tyre edhe turneu i saj botëror ka arritur që të marrë një vëmendje shumë të madhe.

Por përveç vëmendjes edhe fitimi gjithashtu ka qenë shumë i madh dhe kjo normalisht për shkak të suksesit. Deri tani vlera në bizneset e saj që kanë të bëjnë me turneun ka arritur deri në 32.5 milionë funte ose më saktë 38.5 milion euro, pavarësisht nga pandemia e COVID-19 duke i bërë dy kompanitë e saj të vlejnë më shumë se 59.3 milion euro.