Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

Në intervistën ekskluzive për “Vogue” aktorja Sarah Jessica Parker vendos të rrëfejë gjithçka për jetën dhe karrierën e saj!

Aktorja e njohur Sarah Jessica Parker së fundmi ka vendosur që të japë një intervistë ekskluzive për prestigjozen “Vogue”. Bukuroshja ka prekur tema të veçanta dhe ka dhënë shumë detaje të reja nga jeta dhe karriera e saj, që askush nuk i ka ditur më parë.

Intervista është zhvilluar në një nga shtëpitë e saj. Këtë herë ajo nuk ndodhej në pronën në West Village që e ka së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Matthew Broderick dhe vajzat e tyre binjake, Tabitha dhe Loretta. Kjo i përket një nga personazheve me të cilët edhe vetë Parker ka qenë e lidhur jashtëzakonisht shumë ngushtë gjatë gjithë karrierës së saj, Carrie Bradshaw.

E si mund të mos vlerësohet ikona e “Sex and the City”, i cili u transmetua për gjashtë sezone, midis viteve 1998 dhe 2004. Një serial i cili tregoi shumë nga mënyrat më prekëse, komike, shqetësuese por jo vetëm kjo pasi edhe çështjet e ndryshme të sfidave dhe triumfeve të miqësisë, dashurisë dhe karrierës përmes historive të ndërlidhura të katër mikeshave.

Për serialin e njohur aktorja dhe shkrimtarja amerikane Tavi Gevinson i ka thënë Sarah se:

Ishte një shfaqje për gratë, të cilat shpesh e gjejnë veten në situata jo fort të këndshme dhe se si ky nuk mund të jetë fundi i botës. Duke e parë në shkollën e mesme, më dha një vështrim të parë të moshës madhore, të femrën dhe të atij fakti se si është të jetosh në Nju Jork.

Tani pa frikë mund të themi se kemi një kapitull të ri, një seri vazhdimësie me 10 episode që e kanë sjellë Parker-in edhe një herë, në dhomën e dashur të Carrie-t, të rindërtuar në “Brooklyn’s Steiner Studios” por edhe si producenete ekzekutive. Shfaqja, e cila pritet të dalë këtë muaj në ‘HBO Max’ i ka emocionuar fansat jashtëzakonisht shumë.

Parker do të rikthehet përsëri në rolin e shkrimtares së pavarur Carrie, ndërkohqë që Cynthia Nixon do të ketë përsëri rolin e avokates Miranda dhe Kristin Davis si mamaja e devotshme që qëndron në shtëpi në rolin e Charlotte. Ndyshe nga herët e tjera aktorja Kim Cattrall e cila luajti rolin e Samantës dhe ishte pjesë e katërshss nuk do të jetë më pjesë këtë herë. Prandaj në lidhje me këtë Parker shprehet:

Ne kemi disa njerëz të rinj që janë bërë pjesë e kastit dhe kemi disa njerëz që nuk janë kthyer më.

Që prej fillimit të xhirimeve në muajin korrik, detajet rreth serialit të ri janë mbajtur të fshehta, për të vetmen arsye se duan që gjithçka të jetë një surprizë e madhe dhe e bukur për të gjithë. Kjo gjë natyrisht që ka ngjallur interes tek publiku. Producenti dhe shkrimtari i ‘Sex and the City’ Michael Patrick King, gjatë një telefonate ka bërë një krahasim të njëjtë me dhuratën e Krishtlindjes që nuk ia vlen ta zbulosh pa ardhur festa, pasi në të kundërt ajo e humbet kuptimin.

Unë nuk do t’ju them asnjë detaj sepse dua që çdo gjë të jetë surprizë. Kur ta shihni do e kuptoni. Pse ta prish surprizën?

Ndërkohë që vetë aktorja bukuroshe 56-vjeçare ka treguar se:

Sa herë që xhirojmë në një vend të caktuar, ndoshta 50 gra presin në fund të ditës për t’i përshëndetur dhe ato janë të gjitha midis moshave 25 dhe 30 vjeç. Vajzat katërmbëdhjetë vjeçare që shëtisin qenin me baballarët e tyre shpesh herë edhe më thërrasin dhe më thonë “Mezi pres!”. Unë mendoj se gratë e reja ende lidhen vërtet me këtë histori që ka të bëjë me gjetjen e miqësive që kanë rëndësi, të kërkosh punë që të plotëson dhe të bën të ndjekësh dashurinë edhe kur ajo të tërheq zvarrë dhe të hedh përtokë.

Në këtë pikë historia e Parker-it është e shumë njohur. Ajo filloi të performonte që fëmijë, duke u zhvendosur në Nju Jork ku më pas edhe punoi në skenë dhe ka qenë pjesë e ekranit si aktore për vite me radhë, përpara se të ishte një yll i vërtetë në rolin e Carrie, në mesin e saj të 30-ave.

Pavarësisht gjithçkaje që mund të ketë ndodhur përsëri Parker nuk ka asnjë ndryshim nga vullneti i madh i Carrie-t e cila ka qenë gjithmonë e kujdesshme, e sinqertë dhe shumë punëtore. Këtë e ka dëshmuar edhe Cohen kur ka thënë:

Sarah është një nga ata njerëz që nuk harron kurrë askënd. Ajo është kurioze dhe e zhytur në mendime.

Xhirimet e pjesëve të reja janë gjithnjë e më shumë sekrete por që Sarah shprehet se:

Ka shumë magji këtu por është vërtetë edhe një punë shumë e vështirë.

Ndërkohë që edhe Cynthia Nixon ka treguar nga ana e saj që:

Ajo është gjithashtu shumë punëtore. Sara ka një milion detyrime, personale dhe profesionale, dhe ajo merr notën dhjetë për të gjitha.

Në lidhje me rolin e Parker-it, Nixon ka dëshumar që Carrie pavarësisht se nuk kishte shumë përgjegjësi ndonjëherë edhe nuk arrinte që të merrte vendimetve duhura. Kjo do të thotë se edhe në jetën e përditshme roli i saj ka ndikuar le të themi në një farë mënyre. Edhe pse kanë kaluar katër muaj xhirime me më shumë se 15 orë në ditë përsëri ajo është në super formë.

Si mund të ankohem edhe kur e di se çfarë po ndodh në këtë vend, dhe si kanë dështuar prindërit që punojnë? Unë nuk kam asnjë këshillë përveç se jam jashtëzakonisht me fat që kam kujdesin e fëmijëve dhe një partner, sepse shumë nëna që punojnë dy dhe tre punë nuk e bëjnë një gjë të tillë. Të qenit jashtëzakonisht i organizuar nuk mund të dëmtojë.

Në lidhje me pjesët e serialit Parker tregon se :

Mobiljet, veshjet dhe gjithçka tjetër janë të gjitha aty sipas sezonit, episodit dhe skenës.

Parker vijon më tej:

Në pranverën e vitit 2020, po flisja me Michael Patrick për të bërë një podcast rreth krijimit të prapaskenave të “Sex and the City” dhe folëm për atë që na mungonte gajtë kohës së pandemisë: gëzimi, komuniteti, përvoja e të qenit bashkë. Mendimi i Carrie-t dhe e miqve të saj ka qenë gjithmonë për t’u kthyer në shtëpi dhe unë ndjeva se ne kishim nevojë për pak pushim. “Sex and the City” ka qenë gjithmonë në lidhje me miqësitë që përkrahin. Kjo ta bëjë edhe me potencialin e qytetit. Nuk mund të sillni njerëz në emision dhe të mos lejoni që kamera të jetë me ta! Këta personazhe janë të gjithë dhurata për ne.

Pavarësisht se gjërat ndryshojnë çdo vit sidomos kur ka kaluar edhe një hark prej 20 vitesh, vetë Sarah Jessica mori pjesë në këtë projekt me qëllimin dhe me kujdesin më të madh duke qenë se luante një personazh të komplikuar, i cili është i zgjuar, qesharak, seksi dhe dinamik në të njëjtën kohë.

Ne jemi shumë të vetëdijshëm për dashurinë që njerëzit kanë për disa gjëra të lidhura me shfaqjen. Është njësoj si parfumi ku në fillim  keni paketimin e bukur, më pas shishen dhe pastaj parfumin.

Kur u njoftuam se do të niste “And Just Like That” pati shumë reagime pozitive, por një gjë e çuditshme në internet ishte që njerëzit shpërndanin fotografi të aktoreve ku i kritikonin ata për pamjet e tyre dhe lidhur me këtë, producentja shprehet se:

Unë mendoj se është revolucionare të bësh një shfaqje për gratë e moshës së mesme, me trupat e tyre.

Parker duket se është plotësisht dakord me këtë kur thotë:

Të gjithë kanë diçka për të thënë. Ajo ka shumë rrudha ose ajo nuk ka rrudha të mjaftueshëm. Flokët e saj janë të thinjur. A nuk ka flokë të thinjur? Unë kam qenë afër prezantuesit Andy Cohen dhe flokët e tij janë të thinjura por ai është një personazh i shkëlqyer. A është rregull që nëse je e thinjur nuk je e aftë? Unë nuk e di se çfarë t’ju them më njerëzve. Duket sikur njerëzit nuk duan që ne të jemi plotësisht në rregull me vendin ku jemi. Zgjedhim të plakemi natyrshëm dhe të mos dukemi të përsosur dhe të bëjë atë që na bën të ndiheni më mirë me veten tonë. E di se si dukem dhe nuk kam zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëj për këtë? Të mos plakem më?

Vlen për t’u theksuar gjithashtu edhe fakti që vetë aktorja bukuroshe ka kaluar një kohë jo shumë të mirë sepse ajo ndihet akoma e tronditur nga vdekja e Willie Garson që po luftonte me kancerin dhe pak ditë më parë, George Malkemus, partneri i Parker-it në linjën e saj të këpucëve, ndërroi jetë gjithashtu nga kanceri.

Gjithçka që mund të them tani është se ndihem shumë keq. Me kalimin e kohës, trupi im do të mësohet me këtë ndjesi të re, por tani ndihem vërtet keq.

Për një moment ajo është edhe gati për të qarë, por më pas merr frymë thellë.

Është një humbje e madhe dhe mendoj se do të më mungojë marrëdhënia ime me ta. Mendoj për Willie-n dhe shfaqjen dhe sa shumë kemi qeshur. Mendoj se pavarësisht gjithçkaje, ka shumë të mira në këtë botë dhe ne të gjithë ishim kaq me fat që ishim bashkë, duke bërë diçka që e donim.