Celebrities

Në nder të DJ të njohur, stadiumi në Suedi tanimë do të ketë emrin e tij!

Ai ndërroi jetë 3 vite më parë në mënyrë tragjike dhe e gjithë bota u shokua që botës së muzikës do t’i mungonte pikërisht ai, DJ i ndjerë suedez, Avicii. Por së fundmi në nder të tij një ndër arenat më të njohura të vendit po riemerojnë “Avicii Arena”.

Këtë lajm e bëri të ditur babai i Avicii-t. Në një deklaratë, Klas Bergling tha se:

Ishte një moment i rëndësishëm në karrierën e tij kur ai performoi këtu 9 vjet më parë dhe ai do të ishte jashtëzakonisht krenar që kjo ndërtesë ikonike nga sot do të mbajë emrin e tij.

Arena e brendshme në Stokholm, e cila u hap për herë të parë në vitin 1989, quhej më parë ‘Ericsson Globe’. Ajo u emërua ‘Stockholm Globe Arena’ deri në vitin 2009. Rikujtojmë se DJ Avicii kishte probleme me alkoolin dhe vazhdonte të performonte pavarësisht shëndetit të rënduar mendor.

Një ndër të parat e cila mbeti zemërthyer nga ky lajm ishte këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila nëpërmjet një postimi në rrjetin social Twitter shprehu trishtimin e saj. Ajo shkroi se u shkatërrua kur dëgjoi për largimin e tij nga jeta dhe se nuk ka fjalë për të përshkruar dhembjen që ndjen.

Gjithçka rreth arsyeve të ndarjes nga jeta të Avicii ishin fshehur në dokumentarin e tij të publikuar muaj më parë. Dj dhe producenti i famshëm humbi jetën papritmas në Muscat, Oman teksa ishte me pushime në një resort bregdetar. Mesa duket të gjitha detajet se përse ai do të ndërronte jetë, ishin të fshehura në dokumentarin e tij, pjesët e të cilit gjenden edhe në Youtube.