Celebrities Gossip Health & Beauty Showbiz

“Ne plakemi, kemi të meta”/Gwyneth Paltrow shprehet në lidhje me ndërhyrjet kozmetike!

Së fundmi, aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka rrëfyer në lidhje me sekretet e bukurisë. Themeluesja e “GOOP”, e cila mbushi 49-vjeçe ditën e hënë, foli gjatë një interviste rreth inovacioneve të fundit në kujdesin e lëkurës dhe trajtimet anti-plakje.

Paltrow foli për vendimin e saj për të provuar Xeomin, një injeksion që zbut rrudhat e imta dhe gjithashtu ndau mendimin e saj mbi stereotipet që rrethojnë procedurat kozmetike.

Ajo që nuk më pëlqen është pjesa e gjykimit që nënkupton se, ne si gra, supozohemi të jemi perfekte përgjithmonë pa asnjë ndihmë. Shoqëria na shikon si pjesë të këtij perfeksionizmi. Por, jo! Ne plakemi. Ne kemi të meta”-tha ajo, duke shpjeguar se gratë shpesh mendojnë: ‘Unë nuk do të pranoj që kam kryer ndërhyrje sepse duhet të dukem sikur jam kështu. Unë në fakt mendoj se kjo është e dëmshme për besimin e grave të tjera.

Aktorja tregoi se një nga njerëzit e parë që i foli për besimin dhe dashurinë ndaj vetes ishte stilistja 74-vjeçare, Diane von Furstenberg.

Ajo është këshilltarja më e madhe që mund të takoni dhe ajo vërtet ka gjëra të jashtëzakonshme për të thënë. Ajo gjithmonë flet për marrëdhënien që ka me veten. Kur isha në të 20-at, ajo më thoshte: ‘Duhet të jesh shoqja jote më e mirë.’ Por unë as nuk e dija se çfarë do të thoshte në atë kohë dhe nuk i kushtova shumë rëndësi rutinës së Furstenberg për t’u parë në pasqyrë dhe për t’i thënë vetes ‘Të dua’ vazhdimisht.

Por rreth një dekadë më vonë, kur Paltrow ishte në të 30-at, tha se këshilla më në fund u kuptua.

Është kaq e rëndësishme të kuptosh vërtet se çfarë do të thotë të jesh miku yt më i mirë. Do të thotë që mund të mbështetesh te vetja, të jesh atje për veten tënde, të eliminosh atë bisedë negative për veten dhe ta konsiderosh veten si të plotë dhe të bukur.

Kur u pyet për ikonat e saj të bukurisë, Paltrow përsëri theksoi rëndësinë e forcës së brendshme dhe vetëbesimit. Ajo tregoi se i pëlqejnë gratë që janë të sigurta dhe të japin ndjenjën se ato e duan veten e tyre. Rikujtojmë, se së fundmi Gwyneth festoi ditëlindjen e saj të 49-të duke postuar në Instagram një fotografi të saj duke qendruar në vaskë nën dritën e hënës.

Paltrow shihej në një vaskë të stilit së vjetër në verandë dhe me një zinxhir ari rreth qafës. Por përveç kësaj, ajo ishte nudo. Ndërkaq, Paltrow i është përgjigjur më në fund një pyetjeje shumë të vjetër në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin Brad Pitt.