Celebrities Love & Sex

Nënat e famshme që e kanë normalizuar me krenari gjidhënien në publik!

Ushqyerja me gji nuk është një punë e lehtë në vetëvete dhe mund të jetë veçanërisht sfiduese kur nuk jeni në shtëpi dhe fëmija juaj ka nevojë të hajë. Fatkeqësisht, gratë shpesh marrin vështrime apo komente gjykuese nëse vendosin të japin gji në vende publike dhe kjo mund të ndikojë negativisht në mënyrën se si ndihen për veten e tyre.

Për fat të mirë, shumë njerëz të famshëm po shpërndajnë foto ku po ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe kështu ndihmojnë për ta normalizuar atë.

Ajo është një ndër moderatoret më të dashura e më të vlerësuara në vendin tonë të cilën çdo të shtunë e ndjekim me kënaqësi në “Dua të të bëj të Lumtur”. Bëhet fjalë për Arbana Osmanin e cila para pak kohëve ha publikuar një foto me një mesazh emocional.

Moderatorja e “Top Channel” ka postuar në Instagram një foto ku shihet duke i dhënë gji vogëlushit të saj. Të tjera vajza të showbiz-it shqiptar e kanë adresuar gji-dhënien në publik si një proces fiziologjik. Ndërkaq, njihuni me disa mama të tjera të famshme që mund t’ju japin më shumë kurajë për të dhënë gji në publik!

1. Emily Ratajkowski

2. Ashley Graham

3. Karolina Kurkova

4. Kate Upton

5. Gisele Bündchen

6. Eva Longoria

7. Candice Swanepoel

8. Liv Tyler

9. Iskra Lawrence

10. Troian Bellisario