Food & Drink Health & Beauty

Nëse doni t’i thoni ‘lamtumirë’ ankthit dhe depresionit atëherë mos konsumoni më patate të skuqura!

Përgjithësisht ushqimet e skuqura nuk ndikojnë aspak mirë në organizmin tonë. Patatet e skuqura nga ana tjetër mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin mendor. Një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, zbuloi se konsumimi i shpeshtë i ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, lidhej me një rrezik 12% më të lartë të ankthit dhe 7% rrezik më të lartë të depresionit. Sipas një artikulli të botuar në revistën PNAS specifikohet se:

Ushqimet e skuqura janë faktorë rreziku të njohur për obezitetin, presionin e lartë të gjakut dhe efekte të tjera shëndetësore. Këto rezultate hapin një rrugë në rëndësinë e reduktimit të konsumit të ushqimit të skuqur për shëndetin mendor.

Megjithatë, ekspertët që studiojnë ushqimin thanë se rezultatet janë paraprake dhe nuk është domosdoshmërisht e qartë nëse ushqimet e skuqura po nxisin probleme të shëndetit mendor, apo njerëzit që përjetonin simptoma të depresionit ose ankthit iu drejtuan ushqimeve të skuqura.

Studimi vlerësoi 140,728 njerëz mbi 11.3 vjet. Pas përjashtimit të pjesëmarrësve të diagnostikuar me depresion brenda dy viteve të para, gjithsej 8,294 raste të ankthit dhe 12,735 raste depresioni u gjetën tek ata që konsumuan ushqim të skuqur, ndërsa patatet e skuqura veçanërisht kishin një rritje prej 2% në rrezikun e depresionit mbi mishin e bardhë të skuqur. Dr.David Katz, një specialist i mjekësisë së stilit të jetesës tha se:

Përbërësi njerëzor i këtij studimi mund të tregojë pikërisht atë që pretendon, se marrja më e lartë e ushqimit të skuqur rrit rrezikun e ankthit/depresivit.

Ndërkaq, një studim i fundit ka zbuluar se, vaktet e gatshme dhe buka e bardhë rrisin rrezikun e kancerit. Ushqimet e përpunuara mund të rrisin shanset për sëmundje edhe nëse keni peshë të shëndetshme, kryesisht kancerin ovarian dhe tumoret e trurit. Ushqime të tjera ultra të përpunuara përfshijnë proshutën, patatet e skuqura, drithërat e mëngjesit, ëmbëlsirat dhe çokollatën. Studimi krahasoi dietat e njerëzve të moshës së mesme me të dhënat e tyre shëndetësore.