Food & Drink Health & Beauty

Nëse keni një mëlçi të shëndetshme, pija alkoolike që ju ‘lejohet’ të konsumoni!

Pas lëkurës, mëlçia është organi i dytë më i madh në trupin tuaj, kryen deri në 500 detyra që janë vendimtare për ruajtjen e shëndetit. Ajo largon toksinat nga gjaku, menaxhon nivelet e kolesterolit, ndihmon trupin tonë të absorbojë yndyrat dhe rregullon nivelet e hormoneve. Mëlçia është gjithashtu organi i vetëm në trup që rinovohet vazhdimisht. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk rëndohet. Shumë yndyrë, pak lëvizje dhe konsumim i rregullt ose i tepruar i alkoolit e rëndon trupin.

Kur dëmtimi i qelizave është shumë i madh, shfaqet sëmundja. Shumë studime tregojnë se alkooli është faktori kryesor në zhvillimin e sëmundjeve të mëlçisë, përfshirë cirrozën. Çfarë ndodh me mëlçinë kur ndaloni së piri alkool? Alkooli i tepërt, i çdo lloji, kontribuon në sëmundjet e mëlçisë ose rrit komplikacionet që lidhen me mëlçinë, paralajmëron Dr.Nancy Reau.

Është gjithashtu e vështirë të përcaktohet rreziku nëse keni sëmundje të tjera të mëlçisë, të tilla si mëlçia e yndyrshme ose hepatiti viral. Mirëpo, ekziston një pije që mund ta përdorni. Nëse keni një mëlçi të shëndetshme, vera e kuqe është pija që veçohet. Është vërtetuar se përmban antioksidantë dhe polifenole dhe për këtë arsye ka një efekt të ndryshëm në shëndetin e mëlçisë.

Por kujdes, moderimi është shumë i rëndësishëm. Gjëja e dytë më e mirë që rekomandojnë shumica e nutricionistëve është të pini ujë të mjaftueshëm për të parandaluar dehidratimin dhe për të ndihmuar mëlçinë tuaj të funksionojë më mirë. Përveç ujit, edhe kafeja dhe çaji jeshil janë zgjidhje të shkëlqyera për mëlçinë tuaj, por duhet të konsumohen me moderim.