Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Nëse luan mirë mund ta anulloj Eglën…”/Neda Balluku analizon banorët e rinj të “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio Neda Balluku. Mbrëmjen e së shtunës u largua Albi Nako dhe Arta Kabashi nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Si e komenton Neda daljen e tyre?

E prisja, shpresoja mos të ndodhte, doja të kishte më shumë hapësirë Albi për t’u zbërthyer. Tek nominimi i dytë e prisja Artën të rrezikuar, unë vetë jam larguar nga një televotim i dytë dhe më vjen keq për konkurrentet që largohen kështu.

Hyrja e banorëve të rinj parë nga sytë e Ballukut?

E kanë më të vështirë sepse është e sigurt që strategjia që ti ke krijuar në mendjen tënde të shkatërrohet për punë ditësh. Është më kollaj kur futesh pa përllogaritje. Kjo vërtetohet edhe nga sjelljet e hyrjeve të reja. Djali i ri ka hyrë me qasjen për t’u bërë faktor. Julia mendoj se do të jetë një personazh që do të lëvizë disa ekuilibra, njerëzve iu jep ndjesinë e Eglës por mua më jep pak ndjesinë e Julit. Nëse luan mirë mund ta anulloj Eglën por që nuk e besoj. Ajo është e përqendruar dhe e fokusuar, po fliste me banorët e tjerë për aleancat, parashikoi sjelljen e banorëve, etj. Nga bateria e prurjeve të reja mendoj se është nga bateritë më të forta.

Banori më i ri Silvi ka pohuar se ka pasur një flirt më Sara Gjordenin jashtë shtëpisë, si e komenton Neda?

Është bërë si e modës që kush hyn aty thotë kam pasur flirt me Sarën. Për mua është turp i madh ta thuash këtë për të marrë vëmendje. Mendoj se është minus i madh në aspektin e lojës për të.