Auto & Moto Botë e Çuditshme

Ngrirja e xhamit të përparmë të makinës kur temperaturat ulen, mos u merakosni sepse për këtë ka një zgjidhje!

Temperaturat e ulëta janë arsyeja pse shoferët në TikTok diskutojnë për mënyrën më të mirë të shkrirjes së xhamit të përparmë dhe një TikTokere ka shpërndarë një video që është bërë virale. TikTokerja @saradeutsch ka shpërndarë një “truk” që është shumë i thjeshtë dhe nuk kërkon diçka speciale, madje as të dilni nga makina.

Këtë video e bëj çdo vit. Kur xhami i juaj i përparmë është ngrirë, ulni mbrojtëset kundër rrezeve të diellit, në mënyrë që ajri i nxehtë të shkojë direkt në xham dhe të shkrihet më shpejt.

@saraedeutsch

Teen drivers need to know this! Frozen windshield are about to be a thing with all the cold and snow #winter #buffalosnowstorm #winterweather #snow #teendriver

♬ original sound – Sara Deutsch

Videoja ka marrë 3.7 milionë shikime dhe mbi 276 mijë pëlqime. “Pas 32 viteve e mësova këtë”, tha një përdorues i këtij rrjeti sociale dhe një tjetër pranoi se “gjatë 48 viteve përvojë si shofer, kurrë nuk kishte parë diçka të tillë”. Rikujtojmë, se në ditët e nxehta të verës, të marrësh një shishe me ujë të ftohtë në makinë ndërsa nget, duket si veprimi më i natyrshëm, por zjarrfikësit thotë që kjo mund të sjellë pasoja të dëmshme. Një njësi zjarrfikëse në Oklahoma dhe një kompani energjetike në Idaho së fundmi kanë demostruar se si një shishe ujë e mbushur pjesërisht me ujë mund të përqendrojë rrezet e diellit dhe të nisë një zjarr.