Film & Tv

Një film bazuar në vdekjen tragjike të vlogeres Gabby Petito nuk pritet aspak mirë!

Një film i bazuar në vdekjen tragjike të vlogeres Gabby Petito ka nisur xhirimet dhe fotot janë publikuar së fundmi, pak pasi FBI konfirmoi se i dashuri Brian Laundrie ka rrëfyer në shënimet e tij se ishte ai vrasësi. “The Gabby Petito Story” po xhirohet në malet pranë Salt Lake City, Utah. Regjisorja Thora Birch shihet në disa pamje duke u dhënë drejtim dy aktorëve që luajnë Petito-n dhe Laundrie. Burch do të interpretojë gjithashtu në film si nëna e Petitos.

Lista e plotë e aktorëve ende nuk është publikuar. Në foto duket një skenë ku çifti u përfshi në një debat intensiv përpara se Laundrie të largohej dhe të hipte në furgonin e bardhë me të cilin më vonë do të shkonte i vetëm në shtëpi pasi kishte vrarë Gabby-n. Shumë e kanë diskutuar filmin për vdekjen e Petitos, sidomos realizimin e tij kur nuk ka kaluar shumë kohë nga vrasja e saj.

Një kritik shkroi në Twitter këto fjalë:

Nuk mund ta besoj se kjo ka nevojë të thuhet, por ne NUK kemi nevojë për një film për vrasjen e Gabby Petito.

Një tjetër shkroi:

Hollywood po bën një film për vdekjen e Gabby Petito?!?! Surreale. Por unë nuk jam i befasuar. Hollywood nuk mund të dalë me asgjë origjinale këto ditë.

Rikujtojmë, se Petito u zhduk në një udhëtim rrugor me Laundrie dhe u gjet më 19 shtator e mbytur për vdekje në një terren kampingu pranë Grand Tetons. Laundrie u zhduk pas vdekjes së saj, duke shkaktuar një kërkim mbarëkombëtar. Ai u gjet më vonë i vdekur, i vetëvrarë me armë zjarri, pranë një kënete në Florida, ku fletorja e tij u gjet së fundmi nga FBI. Muajin e kaluar, nëna e Petitos, Nichole Schmidt, ngriti një padi për vdekje të gabuar në Florida kundër kuratorit të pasurisë së Laundrie. Ajo kërkon dëmshpërblim prej 30 mijë dollarësh.