Celebrities Gossip Music Showbiz

Një lajm i mirë po vjen! Rikthehen “Spice Girls” për herë të parë pas 14 vitesh dhe me një qëllim të caktuar…

Më në fund pas 14 vitesh, na vjen një lajm i mirë nga grupi më i famshëm i vajzave të viteve ’90-të, “Spice Girls”. Vajzat duket se kanë një projekt të ri në mendje, të titulluar “Feed Your Love”. Kënga do të jetë pjesë e mini-albumit që do të lançojnë së shpejti.

Lajmi për rikthimin e shumëpritur vjen në prag të 25-vjetorit të super hitit të grupit, “Wannabe”. Në nder të këtij përvjetori edhe projekti i ri quhet “Wannabe25”.

Kënga “Feed Your Love” do të jetë single-i i parë i grupit që prej vitit 2007 dhe fansat mezi po presin ta dëgjojnë! Por nuk mbetet vetëm me kaq. Ajo që vlen të përmendet është se Victoria Beckham do t’i bashkohet pjesës tjetër të vajzave, pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar shpesh.

Thuhet se kënga e re pritet të publikohet në 9 Korrik. Megjithatë, rikthimi i grupit “Spice Girls” nuk vjen pa një qëllim të caktuar. Të gjithë të ardhurat prej projektit “Wannabe” do të shkojnë si kontribut për komunitetin e braktisur LGBTQ+ në Britaninë e Madhe.