Bota

Një “luftë e ftohtë” në rrjet mes Elon Musk dhe Volodymyr Zelensky po bëhet virale!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj miliarderit të teknologjisë Elon Musk, pasi ky i fundit postoi një sondazh në Twitter me sugjerimet e tij për t’i dhënë fund pushtimit rus. Musk u kërkoi 107.7 milionë ndjekësve të tij të votojnë për idetë që përfshinin dhënien e territorit Rusisë. Si përgjigje, Zelensky postoi sondazhin e tij duke pyetur përdoruesit nëse u pëlqente më shumë Musk kur ai mbështeti Ukrainën apo kur mbështet Rusinë.

Ukrainas të tjerë kritikuan ashpër Elon Musk. Presidenti rus Vladimir Putin ka shpallur tashmë katër rajone të Ukrainës si pjesë të Rusisë. Musk sugjeroi gjithashtu se bota duhet ta njohë zyrtarisht Krimenë e aneksuar nga Rusia në vitin 2014 si pjesë e Rusisë. Dhjetë orë pasi u postua, sondazhi kishte tërhequr më shumë se 2 milionë vota.

Tetë orë pasi u postua, sondazhi i Zelensky-t ishte votuar më shumë se 1.5 milion herë. Në fillim të pushtimit rus, kompania satelitore e internetit e Musk dërgoi pajisje në vend. Kjo fitoi popullaritetin e Musk në Ukrainë dhe më pas ai u ftua nga Zelensky për ta vizituar kur lufta me Rusinë të mbarojë.

Rikujtojmë, se së fundmi miliarderi Elon Musk prezantoi në shfaqjen më të fundit teknologjike prototipin më të fundit të robotit humanoid, i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla. I quajtur Optimus, roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme. Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë.