Tech

‘Vjen në jetë’ roboti humanoid i Elon Musk!

Së fundmi miliarderi Elon Musk prezantoi në shfaqjen më të fundit teknologjike prototipin më të fundit të robotit humanoid, i krijuar nga kompania e tij e makinave elektrike Tesla. I quajtur Optimus, roboti u shfaq në skenë në Silicon Valley duke ngritur në këmbë audiencën që ishte e pranishme.

Shefi i Teslës deklaroi se roboti është ende duke u përmirësuar dhe se shumë shpejt do të jetë në shitje për publikun e gjerë. Sipas inxhinerëve, ky robot do të testohet për të punuar në fabrikat e makinave përpara se të dalë në shitje.

Rikujtojmë, se një kompani japoneze shpreson që roboti i saj i ri të vizitojë së shpejti Hënën. Kompania Gitai prezantoi së fundmi robotin e saj, i cili “po stërvitet” në një ambient ku është simuluar sipërfaqja e Hënës. E gjithë sipërfaqja u sigurua nga kompania japoneze hapësinore Jaxa, që kontribuoi në krijimin e kushteve optimale në mënyrë që roboti, i quajtur R1, të jetë sa më gati për vizitën e planifikuar në Hënë.

Roboti ka katër rrota dhe dy duar, çka e bën atë të ngjajë me një ‘centaur’, një figurë mitologjike gjysmë kalë, gjysmë njeri. Kompania shpreson që R1 të arrijë në sipërfaqen e Hënës në mesin e kësaj dekade. R1 do të mund të regjistrojë me kamera atë që do të shohë në Hënë dhe mund të mbledhë dhe spostojë copëza nga terreni i atjeshëm.