Celebrities Film & Tv

Një numër i shfaqur në serialin “Squid Game” po bën lëmsh gjithë botën, reagon Netflix!

Seriali i Koresë së Jugut, “Squid Game” ka arritur një popullaritet shumë të madh që nga publikimi në Netflix muajin e kaluar. Për të gjithë ata që ende nuk e kanë parë, seriali është një ‘thriller’ i mbijetesës i vendosur në Seulin e sotëm, ku një grup prej 456 personash janë të ftuar të luajnë një seri lojërash për fëmijë me mundësinë për të fituar një shumë të madhe parash por nëse humbin në lojë, humbin jetën.

Së fundmi, Netflix ka treguar se do të redaktojë skenat e këtij seriali, pasi një numër i madh shikuesish kanë filluar të telefonojnë një numër telefoni që shfaqet në serial që në fakt është një numër rastësor që i përket një zonje të thjeshtë.

Kur personazhi i quajtur Gi-Hun merr një kartëvizitë për të shkuar te loja vdekjeprurëse, aty shfaqet një numër telefoni tetë-shifror. Ky numër, megjithatë, ndodh që i përket një gruaje nga Koreja e Jugut, e cila thotë se është bombarduar me thirrje dhe mesazhe nga të huajt që nga dita e parë kur u transmetua seriali.

Kim Gil-Young, një pronare e një dyqani ëmbëlsirash tha se:

Unë kam marrë pa pushim telefonata dhe mesazhe 24/7 deri në atë pikë ku jeta ime e përditshme është bërë e vështirë.

Ajo shpjegoi se thirrjet e shumta gjatë ditës dhe natës po e mbaronin baterinë e saj të celularit. Ajo shtoi se shumë njerëz e kanë ofenduar në telefon dhe të tjerë i kanë treguar për probleme financiare…

Më është dashur të fshij më shumë se 4,000 numra.

Dikush tjetër i ka shprehur zonjës se:

Po përpiqem të marr pjesë në ‘Squid Game’, a është e mundur?

Ndërkaq, Netflix tha në lidhje me këtë ngjarje se:

Ne po punojmë për të zgjidhur këtë çështje, përfshirë redaktimin e skenave me numrat e telefonit aty ku është e nevojshme.

Së fundmi është bërë e ditur se aktorja e njohur Jung Ho-yeon e këtij seriali tanimë ka marrë fronin si aktorja koreane më e ndjekur në rrjetin social Instagram. Ndërkaq, aktori, i cili luan policin Hwang Jun-Ho në serial, shprehur për “The Sun” se ai beson se koncepti i serialit mund të bëhet realitet në jetët tona “nëse konkurrenca ekstreme dhe hendeku i pasurisë së shoqërisë sonë vazhdojnë”.